Aktivisti i VV-së në Junik, Lulzim Gacaferi ka pretenduar se në Kuvendin Komunal në Junik ka asamblistë që janë përdorues të substancave narkotike.
Ai në një shkrim në Facebook ka thënë se mekanizmat përkatës duhet të bëjnë, siç ka shkruar ai “një testim urgjent të të gjithë asamblistëve komunal të Junikut”.
Ndër të tjera, në postimin që më pas Gacaferi e ka fshirë në profili i tij, ka shkruar se “politika nuk duhet të jetë “rehabilitim për të dështuarit” apo strehë për të varurit nga drogës, por një hapësirë për përgjegjësi dhe vendimmarrje të kthjellët”.
Ai ka potencuar se qytetarët nuk duhet të jenë peng i papërgjegjësisë dhe se asambleja duhet të mbetet “tempull i demokracisë dhe i interesit publik, jo strehë për papërgjegjshmëri dhe degradim institucional”.
“Vendimmarrja publike kërkon mendje të kthjellët, karakter të pastër dhe të fortë, si dhe përgjegjësi të lartë. Kush nuk i ka këto, duhet të largohet pa kushte”, ka shkruar Gacaferi, në postimin që më pas e ka “zhdukur” nga profili.

