Policia spanjolle ka ngritur tenda të përkohshme për të mbledhur mostra ADN-je nga të afërmit e viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor, me qëllim identifikimin e trupave të pajetë.
Numri i viktimave ka arritur në 41, ndërsa qindra të tjerë u plagosën pas daljes nga shinat të trenit që udhëtonte nga Malaga drejt Madridit, pranë Adamuzit, duke u përplasur me një tren tjetër që vinte përballë.
Sipas shërbimeve të emergjencës, 12 prej të plagosurve ndodhen në terapi intensive. Ngjarja konsiderohet si një nga fatkeqësitë më të rënda hekurudhore në Europë në 80 vitet e fundit.
Ekipet e emergjencave po punojnë pranë mbetjeve të trenit, duke përdorur vinça dhe makineri të rënda, në përpjekje për të nxjerrë trupat e personave ende të zhdukur. Hetuesit dyshojnë për dëmtimin e shinave.
Gjatë kontrolleve është konstatuar një çarje disa centimetra në shinen e djathtë, në linjën me shpejtësi të lartë Madrid–Andaluzia. Sipas hetuesve, kjo mund të ketë ndodhur nga një saldim i dëmtuar ose nga saldimi që është përkeqësuar me kalimin e kohës për shkak të trafikut të trenave të rëndë dhe kushteve të motit.
