Kosovë Lajme Politikë

Më 31 janar mblidhet Kuvendi i LDK’së, Abdixhiku e paraqet dorëheqjen aty

Mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ka përfunduar pas gati katër orësh.

Pas mbledhjes, zëdhënësi i LDK’së, Besian Mustafa, kumtoi se Kuvendi i kësaj partie do të mblidhet me 31 janar.

Ai tha se kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, do ta paraqes aty dorëheqjen siç ka paralajmëruar dhe se pastaj mbetet në dorë të delegatëve për vendimin.
“Në këtë Kuvend, siç është deklaruar vetë Kryetari Abdixhiku, ai do të ofroj dorëheqjen e tij për të lënë pastaj të lirë Kuvendin të vendosë edhe për këtë çështje edhe për diskutime tjera që mund të ngriten në atë Kuvend, si organi më i lartë vendimarrës i LDK’së”, tha Mustafa pas mbledhjes.

“Delegatët e LDK’së, 355 do të vendosin si ta trajtojnë këtë votëbesim…duhet të ketë një proces tjetër për kandidaturat, për momentin jemi te pjesa e votëbesimit, të shohim rezultatin me 31 janar”, shtoi Mustafa.

Mustafa tha se në këtë mbledhje, janë diskutuar edhe tema tjera.