Lajme Politikë

KQZ çon në rinumërim krejt Kosovën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar Rekomandimin e Këshillit për Operacione Zgjedhore, i cili ka rekomanduar KQZ-së,  rinumërimin e votave të të gjitha vendvotimeve në edhe 28 komuna të tjera, si dhe ndërprerjen e mandatit për përfaqësuesit e partive politike në Komisionin Zgjedhor Komunal në Prizren.

Ky rekomandim u votua me 11 vota, shkruan Gazeta Kosova Free Voice Agency.

Kreu i KQZ, Kreshnik Radoniqi ka bërë të ditur se gjetjet e dala nga procesi i rinumërimit do t’i adresohen Prokurorisë së Shtetit.

Zgjedhjet u mbajtën me 28 dhjetor. Në rinmërim fillimisht shkuan 10 komuna, nga 38 sa janë gjithsejt dhe ku u evidentuan manipulime të votave të kandidatëve për deputetë.