Kosovë Lajme Shqipëri

Begaj i kërkon Moldavisë ta rishqyrtojë njohjen e Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka kërkuar nga Moldavia që ta rishqyrtojë njohjen e pavarësisë së Kosovës, shkruan KFVAgency.com

Këtë kërkesë, Begaj e ka bërë në takimin me Presidenten Maia Sandu, gjatë vizitës që po zhvillon atje.

Begaj ka theksuar se zgjerimi i Bashkimit Evropian mbetet faktor kyç për stabilitetin dhe paqen.

“Ne mbështesim plotësisht rrugën evropiane të Moldavisë. Së bashku, si partnerë dhe si miq, punojmë për një Evropë më të fortë dhe më të sigurt, si dhe inkurajojmë rishqyrtimin e njohjes së Kosovës”, ka shkruar Begaj.