Ambasadorët e Bashkimit Evropian pritet të mbajnë sot një takim emergjent pasi Donald Trump kërcënoi të vendosë tarifa ndaj tetë aleatëve që kundërshtojnë marrjen e propozuar të Groenlandës prej tij.
Një taksë prej 10% do të hyjë në fuqi nga 1 shkurti, tha presidenti, dhe mund të rritet në 25% më 1 qershor, duke prekur Danimarkën, Norvegjinë, Suedinë, Francën, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Holandën dhe Finlandën
Trump thotë se taksat e importit do të mbeten në fuqi deri në “atë moment kur të arrihet një Marrëveshje për blerjen e Plotë dhe Totale të Groenlandës” nga SHBA.
Kryeministri britanik Keir Starmer thotë se vendosja e tarifave “ndaj aleatëve për ndjekjen e sigurisë kolektive të aleatëve të NATO-s është krejtësisht e gabuar”, ndërsa Emmanuel Macron i Francës e quan kërcënimin “të papranueshëm”.
Demonstrata kundër planeve të Trump për marrjen e Grennlandës u mbajtën të shtunën në qytete daneze, si edhe në kryeqytetin e Groenlandës, Nuuk.
Takimi i ambasadorëve të BE-së do të zhvillohet më vonë sot. Diplomatët e BE-së thonë se ai do të nisë në orën 16:00 GMT, raporton Reuters.
