Kosovë Lajme Politikë

Rreth një mijë vota më pak pas rinumërimit, Driton Selmanaj: Dyshoj që është skenar për të shpërndarë abuzimin tek të gjithë

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj nga procesi i rinumërimit del t’i jenë hequr deri tani 973 vota.

Lidhur me këtë ai ka bërë një reagim të gjatë në Facebook duke thënë se rinumërimi në Prizren po nxjerr të dhëna shqetësuese. Sipas tij, ky ndryshim ai thotë se nxjerr dyshime për skenarë të mirë organizuar për abuzim të votave për të gjithë kandidatët.

“Rinumërimi në Prizren, po nxjerrë të dhëna tejet shqetësuese, ku të gjithë kandidatëve të të gjitha partive politike pa përjashtim i janë prekur apo ndryshuar votat. Disa me dallime shumë të mëdha e disa më të vogla, por asnjë nuk i ka shpëtuar abuzimit apo ndryshimit të vullnetit qytetar. Ky fakt, nxjerrë dyshime për skenarë të mirë organizuar për abuzim masiv të votave për të gjithë kandidatët. Fatkeqësisht këtij skenari nuk i ka shpëtuar as lista e kandidatëve të LDK-së, përfshirë dhe mua si kandidatë për deputet”, shkruan mes tjerash Selmanaj.

Selmanaj thekson se distancohet tërësisht nga kushdo që ka marrë guximin të tjetërësoj vullnetin e qytetarëve. Ai thotë se ky skenar ka qenë i organizuar në atë mënyrë që të shpërndahet tek të gjithë kandidatët që të mos identifikohet lehtë.

“Mbrojta e rregullsisë së procesit ku përmes votës shprehet vullneti politik i qytetarëve tanë, është misioni më PATRIOTIK që sot mund t’i bëjmë vendit tonë. Pa asnjë dyshim Lidhja Demokratike e Kosovës duhet ta udhëheqë këtë mision”, shkruan ai mes tjerash