Kosovë Lajme Politikë

Rinumërimi: Kush janë kandidatët me mijëra vota të vjedhura e ata që u dëmtuan më shumë

Dallimet më të mëdha nga procesi i rinumërimit të vendvotimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit janë vënë re dukshëm te dy kandidatë të PDK-së për deputetë.

Bëhet fjalë për Fetah Paçarizin dhe Nait Hasanin.

Bazuar në të dhënat e procesuara deri më tani, Fetah Paçarizi deri tani ka -4,636 Vota, ndërsa Nait Hasani është në -2,594 Vota. Pas tyre vie Kujtim Gashi me -1,819 Vota.

PDK

Nga kjo parti më të dëmtuarit rezulton të jenë sipas KQZ-së, Uran Ismaili i cili tani ka +552 vota, pas tij Arian Tahiri me +499 vota dhe Vlora Çitaku me +360 vota.

Ndryshimet ranë në sy edhe në LDK. Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, kandidati Xhavit Uka pas rinumërimit ka 1,201 vota më pak, Driton Selmanaj 820 vota më pak, Anton Quni 442 vota më pak, ndërsa Visar Azemi 353 vota më pak.

LDK

Dallime në vota ka edhe në Lëvizjen Vetëvendosje. I pari kandidat që prin me numrin e votave që tani në rinumërim i janë hequr është Arbër Rexhaj me -521 vota. Me -420 vota është Rea Krasniqi dhe me -392 është Valon Ramadani.

Në këtë parti si më të dëmtuar del të jenë Hajrulla Çeko me +109 vota dhe Alban Bajrami me +91 vota.