Banorët e fshatit Koliq të Prishtinës do të protestojnë sot në ora 14:00 pas ndërprerjeve të shpeshta të rrymës, raporton Kosova Free Voice Agency.
“Banorët e fshati Koliq të Prishtinës, organizojnë protestë paqësore te Trafoja e fshatit, me qëllim të shprehjes së pakënaqësive lidhur me ndërprerjet e shpeshta dhe të vazhdueshme të energjisë elektrike. (Koliq, ora 14:00)”.
