Mijëra grenlandezë marshuan të shtunën kundër kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Trump për marrjen e kontrollit të Grenlandës.
Protestuesit shkuan drejt drejt konsullatës amerikane, duke mbajtur pankarta dhe duke brohoritur “Groenlanda nuk është në shitje”.
Protesta u zhvillua në të njëjtën ditë kur Trump njoftoi vendosjen e një tarife 10% ndaj tetë vendeve evropiane nga muaji shkurt, si reagim ndaj kundërshtimit të tyre për kontrollin amerikan mbi Groenlandën.
Trump ka shprehur prej kohësh interes për ishullin strategjik dhe të pasur me minerale, i cili është territor vetëqeverisës i Groenlandës, dhe i ka intensifikuar këto deklarata së fundmi.
