Botë Lajme

Meloni: Fola me Trumpin, i thashë që vendosja e tarifave ndaj vendeve evropiane për shkak të Grenlandës është gabim

Kryeministrja italiane i quan “gabim” tarifat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj vendeve evropiane për shkak të Grenlandës.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni të dielën e quajti një “gabim” kërcënimin e presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur tarifa ndaj kundërshtarëve të planit të tij për të marrë nën kontroll Grenlandën, duke shtuar se ia kishte shprehur atij qëndrimin e saj.

“Besoj se vendosja e sanksioneve të reja sot do të ishte një gabim,” u tha kryeministrja Giorgia Meloni gazetarëve gjatë një vizite në Seul, duke shtuar se “kam folur me Donald Trump disa orë më parë dhe i kam thënë çfarë mendoj.”