Botë Lajme Tech & Inovacion

Industria gjermane e makinave paralajmëron kosto të lartë nga tarifat e Trump

Industria gjermane e makinave paralajmëron ‘’kosto të jashtëzakonshme’’ nga tarifat e Trump: Duhet përgjigje strategjike nga BE

Presidentja e Shoqatës Gjermane të Industrisë së Automobilave (VDA) ka reaguar ndaj vendimit të Donald Trump për të vendosur tarifa ndaj tetë vendeve evropiane për Greenlandën.

“Kostot e këtyre tarifave shtesë do të ishin të jashtëzakonshme për industrinë gjermane dhe atë evropiane, veçanërisht në këto kohë tashmë sfiduese,” tha Hildegard Mueller, raportonSky News, përcjell Gazeta Express.

“Ajo që është vendimtare tani është një përgjigje e mençur dhe strategjike nga Brukseli, e koordinuar me vendet e prekur.”

Muajin e kaluar, një studim që Reuters ka parë zbuloi se eksportet gjermane të makinave drejt SHBA-së kishin rënë me gati 14% në tre tremujorët e parë të vitit 2025, duke e bërë këtë degë të industrisë gjermane më të goditur në luftën tregtare të Trump.