Vedat Muriqi mbrëmë shënoi hat-trickun e parë me fanellën e Mallorcas.
Sulmuesi kosovar ishte kryefjla e mbrëmjes, duke i sjellur fitoren Mallorcas ndaj Bilbaos, me rezultat 3-2.
”Pirati” pas ndeshjes ishte i emocionuar, dhe gjatë intervistës tha se kët hat-trick ia dedikon babaiat të tij, i cili ka ndërruar jetë vite më parë, kur Muriqi ishte ende fëmijë.
“E dedikoj këtë hat-trick babait tim, i cili nëse do të ishte gjallë sot, do të festonte ditëlindjen e tij. Djali im mban emrin e tij. Ai ndërroi jetë kur unë isha 7 vjeç.”, deklaroi Muriqi.
Vedat Muriqi me këtë hat-trick ka hyrë në historinë e Mallorcas, duke u bërë golashenuesi i dytë më i mirë i klubit, me 48 gola, dhe është larg rekordit kryesor të cilin e mban Samuel Eto’o, me 54 gola.
