Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në karrierën e tij profesioniste, duke mposhtur boksierin italian Francesco Morandi në një përballje të fortë dhe mjaft të luftuar, e zhvilluar në “BBC Arena” në Zvicër.
Ndeshja u mbyll me fitoren e Bakajt pas vendimit të gjyqtarëve, pas një dueli që mbajti publikun në tension deri në fund.
Gjatë gjithë meçit, Amarildo Bakaj tregoi pjekuri në ring, disiplinë taktike dhe qëndrueshmëri fizike, duke kontrolluar ritmin e ndeshjes përballë një kundërshtari të vështirë si Morandi.
Raund pas raundi, boksieri shqiptar u shfaq më i saktë në goditje dhe më i qartë në veprime, elementë që u reflektuan edhe në kartelat e gjyqtarëve.
