Botë Lajme

Reuters raporton se SHBA’ja ishte në kontakt me ministrin venezuelas disa muaj para kapjes së Maduros

Agjencia e lajmeve Reuters tregoi se zyrtarët e administratës Trump kishin zhvilluar diskutime me ministrin e brendshëm të Venezuelës, Diosdado Cabello, muaj para operacionit amerikan për të kapur Presidentin Nicolas Maduro.

Sipas raportit, amerikanët kanë qenë në komunikim me ministrin venezuelas që atëherë, sipas shumë burimeve të njohur me çështjen.

Siç shkruan Reuters, zyrtarët e paralajmëruan Cabellon, 62 vjeç, kundër përdorimit të shërbimeve të sigurisë ose mbështetësve militantë të partisë në pushtet që ai mbikëqyr për të synuar opozitën e vendit, kanë deklaruar katër burime për Retuers.

Ky aparat sigurie, i cili përfshin shërbimet e inteligjencës, policinë dhe forcat e armatosura, mbetet kryesisht i paprekur pas bastisjes amerikane të 3 janarit .