Kryeministri shqiptar Edi Rama këtë të shtunë ka mbledhur kryebashkiakët e vendit në Golem.
Derisa po fliste, Ramës ia tërhoqi vëmendjen një kryebashkiare që po e përdorte telefonin.
“Të thashë hajde në radhën e parë që të bësh thirrje telefonike se unë e di që ti ke shumë ngarkesa, prandaj ishte ulur në fund”, i tha Rama asaj.
Ai vazhdoi shakanë duke thënë: “Ne të tjerët që s’kemi katër kalamaj, nuk duhet ta prekim telefonin”.
