Botë Lajme

Pamje të rralla nga bisedimet për paqe në Ukrainë – Macron ia prish gjumin Trumpit për t’i kumtuar lajmin e mirë

Pamjet e publikuara së fundmi, të realizuara më 10 maj 2025, tregojnë reagimin e presidentit amerikan, Donald Trump, ndaj pranimit të propozimit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për një armëpushim me Rusinë.

Gjatë një bisede të regjistruar, presidenti francez Emmanuel Macron fillimisht i kërkoi falje Trumpit që po e telefononte herët në mëngjes, për t’i kumtuar lajmin se “Zelensky kishte pranuar propozimin e tij për një armëpushim 30-ditor”.

Reagimi i liderit amerikan ishte spontan dhe entuziast “Ohhhh, mirë! Çmimi Nobel. Je më i madhi”.

VIDEO

Të pranishëm gjatë bisedës ishin edhe kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, kancelari gjerman, Friedrich Merz, si dhe kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Në të njëjtën kohë, Zelensky i kërkoi Trumpit të vendosë sanksione ndaj Rusisë nëse Vladimir Putin refuzon armëpushimin, një kërkesë që mori mbështetje pozitive nga presidenti amerikan.

Ndërkohë, delegacioni ukrainas ndodhet në SHBA për të diskutuar një plan paqeje me Rusinë, e cila pushtoi Ukrainën në vitin 2023.