Lajme

Gjenerali Bashkim Jashari pritet me duartrokitje në Gardën e Ajovas në SHBA

Forca e Sigurisë së Kosovës ka publikuar një video të realizuar nga pritja që i është bërë gjeneralit të FSK-së, Bashkim Jashari, në Gardën Kombëtare të Ajovas.

Të pranishmit e kanë pritur me duartrokitje kreun e FSK-së i cili ka qenë i shoqëruar edhe nga rreshteri Bedri Zuka.

Garda Kombëtare e Ajovas ka njoftuar për pritjen që i kanë bërë gjeneralit të FSK-së, Bashkim Jashari dhe rreshterit Bedri Zuka.

Në këtë njoftim, Garda e Ajovas ka bërë të ditur se gjatë gjithë javës, drejtuesit e FSK-së kanë pasur mundësinë të marrin informacione për aftësitë e Gardës amerikane.

Gjithashtu drejtuesit e FSK-së kanë parë nga afër trajnimet në kampin Dodge.

VIDEO