Lajme Sport

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj sonte përballet me italianin Morandi

Boksieri shqiptar, Amarildo Bakaj sonte përballet me italianin Francesco Morandi, shkruan KFVA.

Ndehsja e boksit do të zhvillohet në “BBC Arena Schaffhausen”, në Zvicër, dhe meçi pritet të fillojë rreth orës 20:00 apo 21:00.

Kjo pritet të jetë një nga ndeshjet më të rëndësishmë të Bakajt për të ecur tutje në majat e boksit.

Amarildo Bakaj është i pamposhtur deri tani, dhe ka një rekord prej 14 fitoreve, kurse Morandi ka 1 fitore dhe asnjë humbje në boks, pasi deri vonë është marrë edhe me MMA.