Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

Një përplasje midis një autobusi dhe një treni vrau një person dhe plagosi dhjetë të tjerë në zonën e portit të Hamburgut këtë të premte, tha shërbimi zjarrfikës për AFP.

Të gjithë të plagosurit ishin brenda autobusit, përveç burrit që u vra. Ndërkohë, zëdhënës i shërbimit zjarrfikës për AFP tha se dy persona janë plagosur rëndë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur lehtë.

Disa nga të plagosurit morën ndihmën e parë në vend, ndërsa disa të tjerë u dërguan menjëherë në spital. Shoferi i autobusit “ishte i fundit që u lirua, sepse ishte i bllokuar”, sipas të njëjtit burim.

Aksidenti ndodhi në qendër të zonës së madhe portuale të Hamburgut, në një kalim të pambrojtur, “për arsye që ende nuk janë sqaruar”, njoftoi policia, duke shtuar se burri që u vra “vdiq nga plagët e marra në vendngjarje”, raporton euronewsal.

Operacionet e shpëtimit po vazhdojnë, ndërsa departamenti i mjekësisë ligjore i policisë është mobilizuar për të marrë pjesë në hetim.

Sakaq, një zonë pritjeje për të afërmit e viktimave është ngritur në stacionin më të afërt të autobusëve.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *