Sulmi në Banjskë, avokati i familjes së Afrim Bunjakut: Do të kërkojmë burgim të përjetshëm për të akuzuarit

Përfaqësuesi i familjes së zyrtarit policor të vrarë Afrim Bunjakut, i cili mbeti i vrarë në sulmin terrorist në Banjskë, avokati Arianit Koci tha se do të kërkojnë burgim të përjetshëm për të akuzuarit.

Koci në Dukagjin u shpreh se mbrojtja e të akuzuarve po tenton që të relativizohet i gjithë sulmi terrorist.

“Procedura duhet të kthehet krejt prej fillimit është shumë keq që na ndodhi kjo – kryetari i trupit gjykues ka shkuar një shkallë më lartë dhe është dashtë me u ndru trupi gjykues – unë e kam mirëprit disponimin pozitiv të kryetarit të tanishëm i cili ka pranuar që të jetë kryetar i trupit gjykues për të mbajtur dinamikën e gjykimit. Gjykimi duhet të jetë mes tjerash edhe në kohë të asyeshme dhe unë si përfaqëues i familjes Bunjaku palëve të dëmtuara insistoj që sa më shpejt të përfundoj ky proces por në të njëjtën kohë nuk duhet t’ju lejmë kohë të akuzuarve që të prentondojnë se më zvarritje të procedurës u është shkelur ndonjë e drejtë e tyre”, u shpreh Koci.

Koci, mes tjerash, u shpreh se këtë të premte kur edhe ka nisur gjykimi ndaj të akuzuarve – avokatja e njërit nga të akuzuarit ka tentuar që të gjejë alibi.

“Sot mbrojtja po tenton që përmes disa propzimeve me relativizu të gjithë këtë sulm terrorist – avokatja e njërit prej të akuzuarve ka propozuar sot edhe 9 dëshmitarë të ri kinse me gjetë alibin se ai nuk ka qenë aty kur ka ndodhur sulmi por diku tjetër. Pra, ai që akuzohet nga Gjykata se ka kryer sulm terrorist bashkë me shokët e tij po tentoj të gjejë një alibi. Aktakuza është shumë e kjartë asnjëri nuk është i akuzuar me vetëm një provë por me shumë të tilla që i ngarkojnë për veprën ne e kemi parë ngjarjen me dronë dhe gjithcka dukej qartë”, u shpreh Koci.

Koci u shpreh po ashtu se familja Bunjaku kërkon që sa më shpejt të përfundojë i gjithë rasti teksa shton se ka prova të mjaftueshme ndaj të akuzuarve për çka u shpreh se do të kërkojnë burgim të përjetshëm ndaj të akuzuarve.

  • Shkrime të ngjashme

    Përfundon rinumërimi në Kaçanik – një kandidateje i hiqen 100 vota

    Kaçaniku është komuna e dytë e cila ka përfunduar procesin e rinumërimit të votave, një ditë pas Komunës së Dragashit. Bazuar në të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dallime të konsiderueshme janë vërejtur në mes numërimit të…

    Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

    Një përplasje midis një autobusi dhe një treni vrau një person dhe plagosi dhjetë të tjerë në zonën e portit të Hamburgut këtë të premte, tha shërbimi zjarrfikës për AFP. Të gjithë të plagosurit ishin brenda autobusit, përveç burrit që…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *