Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke e lënë me suficit të konsiderueshëm të hyrash në fund të periudhës.

Sipas raportit për periudhën 9 qershor – 9 nëntor 202.5, AAK ka realizuar të hyra totale prej 85 mijë e 818 euro e 33 centë, duke përfshirë donacione prej 1 mijë euro dhe kontribute në natyrë në vlerë prej 5 mijë e 185 euro.

Shpenzimet totale të fushatës kanë arritur në 24 mijë e 187 euro e 70 centë, duke përfshirë:

Pagat dhe kompenzimet: 5 mijë e 318 euro e 68 centë

Shpenzimet e transportit: 1 mijë e 641 euro e 70 centë

Reklamat, reprezentacioni dhe konferencat: 12 mijë e 250 euro e 67 centë

Blerja e mallrave: 320 euro

Shpenzimet e përgjithshme: 3 mijë e 781 euro e 65 centë

Shpenzimet e ndryshme: 875 euro

Në raport raportohet gjithashtu se gjatë periudhës janë kryer pagesa mbi 5 mijë euro, përfshirë: Gjoba dhe ndëshkime për PZAP: 20 mijë e 366 euro e 67 centë; Paga dhe blerje të objekteve: 6 mijë e 500 euro dhe 24 mijë e 343 euro e 20 centë

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Fushata e LDK-së në zgjedhjet lokale, bilanci financiar: Të hyrat 23 mijë, shpenzimet 203 mijë euro

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportin e paaudituar të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për Zgjedhjet Lokale 2025, të mbajtura më 12 tetor. Sipas raportit për periudhën 9 qershor – 9 nëntor…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *