Rusia ka thyer rekordin e saj 146-vjeçar të reshjeve të borës, njoftoi shërbimi meteorologjik i vendit, ndërsa disa rajone u përballën me kushte ekstreme dimërore.
Në disa zona, bora arriti deri në katin e dytë të ndërtesave të banimit, duke shkaktuar vështirësi të mëdha për banorët.
Gadishulli Kamchatka, në Lindjen e Largët të Rusisë, u godit nga një stuhi e fuqishme dimërore gjatë natës së 13 janarit, e cila paralizoi jetën në rajon. Autoritetet thanë se, pavarësisht situatës së rëndë, nuk janë raportuar viktima apo të lënduar.
Pamje të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë një peizazh të pazakontë dhe “të frikshëm”, me makina të mbuluara plotësisht nga bora dhe hyrje shtëpish të bllokuara. Në një nga videot, një burrë shihet duke u hedhur nga dritarja e katit të tretë drejt borës së grumbulluar, për të dalë nga banesa e tij.





