Rama thotë se mbyllja përfundimtare e RTSH-së është opsion: Mund të ketë edhe privatizim ose partneritet

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha sot se Televizioni Publik Shqiptar ka dështuar. Ai u shpreh pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste se “bilanci i televizionit publik është dështim i suksesshëm”.

“Kemi tentuar që të krijojmë kushtet që televizioni publik të reformohet dhe kemi dështuar me suksesin më të plotë. Nuk di çfarë do bëjë drejtuesja e re, por deri tani bilanci i televizionit publik është dështim i suksesshëm. Që do të thotë nga borxhi në borxh”, tha ai.

Rama u shpreh se çdo opsion duhet të jetë në tavolinë, që nga mbyllja përfundimtare, privatizimi apo një lloj partneriteti për RTSH-në.
“Mendoj që çdo opsion duhet të jetë në tavolinë, edhe mbyllja përfundimtare, edhe privatizimi, edhe partneriteti, edhe çdo gjë përveç kësaj që është. Por unë nuk marr pjesë në këtë, siç nuk marr pjesë në asnjë lloj tentative për të rregulluar median. E bëra këtë “aventurë”, një “aventurë” thjesht dhe vetëm për pak gjëra dhe i mbeti Shqipërisë atje, ai paragrafi, drafti i ligjit për mediat. Ndërkohë që sot BE-ja diskuton shumë më tepër se aq, por unë nuk merrem as me televizionin publik, as me median online. Ju që vuani shpifjet e tyre, merruni. Unë personalisht e kam marrë parasysh që ata këtë punë kanë”, tha Rama.

Sipas Ramës, vetë RTSH-ja duhet të bëjë reformë. Ai paralajmëroi se qeveria nuk do t’i japë televizionit publik asnjë para, derisa ajo t’i meritojë ato.

“Të bëjnë reformë. Si ka mundësi që televizionet e tjera me shumë më pak buxhet bëjnë shumë më tepër sukses? Sepse buxhetin e tyre nuk e kanë të garantuar. Duhet ta krijojë. Televizioni publik e ka të garantuar. E duan të drejtën e FSHF-së për të transmetuar kombëtaren, por lekët nuk i paguajnë! Pse? Se ne jemi publiku. Doni lekët tona, shkoni te qeveria. Nuk kemi për t’i dhënë televizionit publik asnjë lek të taksave të shqiptarëve deri kur televizioni publik t’i meritojë lekët e shqiptarëve”, tha Rama.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *