PDK shpenzoi mbi 272 mijë euro në fushatën për zgjedhjet lokale 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportin e paaudituar të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Zgjedhjet Lokale 2025, të mbajtura më 12 tetor.

Sipas raportit për periudhën 9 qershor – 9 nëntor 2025, PDK ka realizuar të hyra totale prej 248 mijë e 543 euro e 18 centë, ndërsa shpenzimet e fushatës kanë arritur në 272,772.06 euro, duke rezultuar me një deficit prej 24,228.88 euro.

PDK ka deklaruar 25 mijë e 780 euro donacione dhe kontribute në të holla, si dhe 222 mijë e 763 eeuro e 18 centë kontribute në natyrë, në formë mallrash dhe shërbimesh. Të hyra nga buxheti i shtetit apo nga anëtarësia nuk janë raportuar për këtë periudhë.

Shpenzimet më të mëdha janë realizuar në kategorinë e shpenzimeve të përgjithshme, në vlerë prej 222,763.18 euro, të cilat përkojnë me kontributet në natyrë të deklaruara nga subjekti politik.

Ndërkohë, për reklama, reprezentacion dhe konferenca janë shpenzuar 50 mije e 8 euro e 88 euro centë kryesisht për reklamime në media dhe rrjete sociale. Nuk janë raportuar shpenzime për paga, transport apo blerje mallrash gjatë kësaj periudhe.

Në fund të periudhës raportuese, PDK ka pasur 248 mijë e 991 euro e 5 cento euro para dhe ekuivalentë të parasë, ndërsa detyrimet totale kapin vlerën 44,292.81 euro. Ekuiteti i subjektit politik në fund të periudhës është deklaruar 208 mijë e 234 euro e 75 centë.

Raporti financiar është nënshkruar nga përfaqësuesi i autorizuar financiar, Muhamet Morina, ndërsa kryetar i PDK-së në atë kohë ishte Memli Krasniqi.

KQZ ka bërë të ditur se raportet financiare të fushatës janë publikuar në përputhje me Ligjin për Financimin e Subjekteve Politike, me qëllim të rritjes së transparencës mbi shpenzimet dhe burimet e financimit të subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore.

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *