Ministria del me njoftim për shtetasit e huaj që hyjnë në Kosovë, i paralajmëron për rregullat dhe pasojat nëse s’i respektojnë

Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë më një njoftim lidhur me shtetasit e huaj që hyjnë në Kosovë, pas hyrjes në fuqi të Ligjit për të Huajt.

MPB  ua ka kujtuar se me rastin e hyrjes në Kosovë, të huajt duhet të posedojnë document të vlefshëm udhëtimi, të posedojnë vizë ose leje qëndrimi kur kërkohet, të respektojnë qëllimin apo afatin e qëndrimit, të lajmërojnë adresën e qëndrimit në afat prej ditës nga dita e hyrjes dhe të kenë mjete të mjaftueshme për jetesë, shkruan KFVA

Me rast të qëndrimit afatshkurtër, Ministria ka sqaruar se të huajt mund të qëndrojnë deri në 90 ditë brenda periudhës 180 ditësh pa vizë dhe se nuk lejohet puna gjatë kësaj periudhe pa leje.

“Çdo qëndrim mbi 90 ditë kërkon aplikim për lejeqëndrim”, thuhet në njoftim.

Me rast të qëndrimit në Republikën e Kosovës për çështje punësimi, MPJD ka bërë me dije se kërkohet leje qëndrimi e përkohshme për punë;

“Kërkohet licencim paraprak në rast të aplikimit për leje pune për profesionin që kërkon licencë”, duke theksuar se puna pa leje është e ndaluar.

Aplikimi për leje të punës bëhet pranë Agjencisë së Punësimit.

Sa i përket qëndrimit për çështje studimi, ribashkimi familjar ose arsye tjera humanitare, kërkime shkencore dhe rrethana tjera të parapara me ligj, kërkohet pajisja me lejeqëndrim të përkohshëm dhe plotësimi i kritereve tjera ligjore në varësi  nga qëllimi i qëndrimit.

“Aplikimi mund të bëhet në misione diplomatike/konsullore ose në DSHAM, në rastet kur i huaji ka hyrë në Republikën e Kosovës dhe nuk ka nevojë për vizë”, thuhet në njoftim.

Ministria ka paralajmëruar pasoja në rast shkeljeje, si:

– anulimin e lejeqëndrimit,

– shqiptimin e gjobës,

– urdhërimin e largimit dhe

– ndalimin e hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës.

“Zbatimi i plotë fillon nga data 15 mars 2026. Çdo hyrje pas kësaj date që rezulton me mosparaqitje sipas rregullave të listuara brenda këtij udhëzuesi, do rezultojë me ndalim hyrje në Republikën e Kosovës”, theksohet në njoftim.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *