Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak.

Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e rinumëruara, kreu i VV’së, Albin Kurti, ka dalë 91 vota minus, shkruan KFVA,

Glauk Konjufca minus 67 vota, Albulena Haxhiu -20 vota, Donika Gërvalla -13 vota, Xhelal Sveçla -12 vota, Avni Dehari -35 vota, Jeton Raka -73, Rufki Suma -8, Hajrulla Çeku -8, Filiz Mustafa -228 vota, teksa ka edhe kandidatë tjerë që kanë dalë me vota minus.

Hekuran Muratit i janë shtuar katër vota, Ejup Maqedoncit 27 vota, Mimoza Kusarit 7 vota, Shqipe Mehmeti Selimit 36 vota, Labinotë Demi Murtezi 20 vota.

Nga lista e PDK’së, Bedri Hamza ka dalë 24 vota minus, Arian Tahiri -4 vota, Kosovare Murseli -100 vota, Besim Ilazi -51 vota, Uran Ismaili -19 vota, Vlora Çitaku -14 vota, Enver Hoxhaj -16 vota, Arben Mustafa -10 vota.

Pas rinumërimit, me vota plus kanë dalë Përparim Gruda me 31 vota, Elmi Reçica me 27 vota, Ganimete Musliu me dhjetë, Lulzim Aliu me 23, Mërgim Lushtaku me 19, Bekim Haxhiu me 43.

Tek LDK, Lumir Abdixhiku ka 21 vota minus pas rinumërimit, Hykmete Bajrami -9 vota, Doarsa Kica -5 vota, Kujtim Shala -6, Avdullah Hoti -6, Anton Quni -15, Xhafer Gashi -19, Zeni Krasniqi -17.

Ukë Rugova ndërkohë ka dalë me 5 vota plus, Armend Zemaj me një, Xhavit Uka me pesë, Ermal Sadiku gjashtë vota plus.

Nga AAK, Ramush Haradinaj ka dalë -8 vota, Besnik Tahiri -10, Time Kadriaj -4, Agim Çeku -4.

Daut Haradinaj ka 2 vota plus, Arbër Tolaj 3, Lahi Brahimaj 2.

Rezultatet për secilin kandidat mund t’i gjeni në këtë link: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/crc?

Komunat në të cilat ka përfunduar ky proces janë Deçani ku kanë qenë në rinumërim pesë vendvotime, Gjakova me 15, Drenasi me shtatë, Gjilani me 13, Dragashi me 57, Istogu me gjashtë, Kaçaniku me 45, Klina me gjashtë, Fushë Kosova me gjashtë, Kamenica me pesë, Mitrovica e Jugut me dhjetë, Leposaviqi me 25, Lipjani me nëntë, Novëbërda me dy dhe Obiliqi me tri.

Rinumërimi ka filluar të martën, teksa KQZ ka paralajmëruar se procesi mund të marrë deri në 14 ditë kohë.

Vendimi për rinumërim erdhi pas gjetjeve nga procesi i verifikimit të votave të kandidatëve.

Sipas raportit, më 10 janar 2026 Sekretariati i KQZ-së ka shqyrtuar videoincizimet e kamerave të vendosura në tavolinat e numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit, ku janë evidentuar raste të mospërputhjes së votave për kandidatë. Pas këtyre gjetjeve, Sekretariati ka kryer verifikim të brendshëm të fletëvotimeve në 2 për qind të vendvotimeve, përkatësisht në 52 vendvotime nga të gjitha komunat e Kosovës.

Deri më 12 janar 2026 janë verifikuar 33 vendvotime, ku është konstatuar se votat e kandidatëve të numëruara në Qendrat Komunale të Numërimit nuk përputhen me numrin e votave të evidentuara në fletëvotime.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *