Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit.
Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit dhe rinumërimit të votave ka përfunduar në 18 komuna, ndërsa komunat e tjera do të përfshihen në këtë proces sipas radhës së përcaktuar.
Nga verifikimi i votave, disa kandidatëve u janë shtuar vota, ndërsa disa të tjerëve u janë hequr qindra vota.
Megjithatë, bazuar në të dhënat aktuale, këto ndryshime nuk pritet të ndikojnë në listat e kandidatëve që kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Sipas rezultateve të deritanishme të rinumërimit, ndryshimet më të theksuara të votave janë si në vijim:
Lëvizja Vetëvendosje (LVV):
- Ejup Maqedoncit pas verifikimit i hiqen 263 vota
- Venedis Lahu: -244 vota
- Filiz Mustafa: -227 vota
- Albin Kurti: -137 vota
- Driton Hyseni: +61 vota
Në PDK pas rinumërimit Fetah Paçarizit i janë hequr 461 vota, derisa Bekim Haxhiut i janë shtuar 62 vota.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK):
- Fetah Paçarizi: -461 vota
- Arianit Qollaku: -186 vota
- Nait Hasani: -178 vota
- Bekim Haxhiu: +62 vota
Në LDK kandidati më “i favorizuar” nga komisionerët deri më tani del të ketë qenë Xhavit Uka të cilit i janë shtuar 153 vota, derisa Partis Guri është dëmtuar më shumë.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK):
- Xhavit Uka: -153 vota
- Paris Guri: +54 vota
Në partitë tjera ndryshimet janë të vogla deri më tani.
KQZ ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit do të vazhdojë deri në përfundimin e verifikimit të të gjitha vendvotimeve të parapara, ndërsa rezultatet përfundimtare do të publikohen pas përmbylljes së të gjitha procedurave ligjore.





