IPK kërkon inicim të rastit për kallëzim të rremë për personin që u ankua për keqtrajtim nga Policia e Kosovës në Leposaviq

IPK përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se para mesnatës së datës 13 janar të këtij viti hetuesit e saj janë njoftuar nga Policia e Kosovës lidhur me një ankues i cili pretendonte se ishte keqtrajtuar nga zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur tek Ura e Bistricës në Leposaviq pak pas orës 22:00 të datës 13 janar 2026.

Sipas ankuesit, zyrtarë të Policisë së Kosovës e kishin ndaluar të njëjtin në një pikë kontrolli në këtë lokacion deri sa i njëjti ishte duke drejtuar një automjet të markës Audi A4 me targa të Republikës së Serbisë dhe se i njëjti kishte brenda veturës së tij edhe dy pasagjerë.

Pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së bazuar në autorizimet ligjore kanë filluar menjëherë të ndërmarrin veprime hetimore në konsultim të vazhdueshëm dhe bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit – respektivisht Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

Në kuadër të veprimeve hetimore është intervistuar ankuesi në cilësinë dëshmitarit në prezencën e avokatit të tij mbrojtës ku i njëjti ka deklaruar se gjatë kontrollit nga zyrtarë të Policisë së Kosovës ishte keqtrajtuar dhe goditur nga zyrtarët policorë.

I njëjti ka potencuar para hetuesve të IPK-së se si pasojë e këtij keqtrajtimi kishte pësuar lëndime prapa në qafë, në bërrylin e majtë, në dorën e djathtë dhe në këmbë nga zyrtari policor i cili e kishte bërë kontrollin sipërfaqësor në trup dhe për këtë ka kërkuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë – Veri.

Sipas tij, njëri nga zyrtarët policor e ka goditur edhe shokun e tij me kondak të armës së gjatë në këmbë.

Hetuesit e IPK-së në kuadër të veprimeve hetimore dhe të procesit të verifikimit të pretendimeve të ankuesit kanë siguruar prova duke përfshirë edhe video incizim nga kamerat e sigurisë që kanë mbuluar me pamje vendin ku është kryer ndalesa në pikën e kontrollit nga zyrtarët policorë.

IPK njofton se pas analizimit të provave dhe video-incizimeve është vërtetuar se të njëjtat nuk pasqyronin pretendimet e palës dhe se zyrtarët policorë me asnjë veprim nuk dyshohej se kishin tejkaluar autorizimet e tyre apo përdorur forcën.

“Nga procesi i analizimit të video incizimeve hetuesit e IPK-së kanë vërejtur se pretendimet e ankuesit janë të sajuara dhe të njëjtat i janë paraqitur prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë i cili ka kërkuar që ndaj ankuesit tani i dyshuar të iniciohet rast dhe hetim penal me dyshimin për veprën penale “Lajmërim i rremë apo kallëzim i rremë”, përfundon njoftimi.

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *