Kronikë Policore Lajme

Bastisje në Burgun e Dubravës, përfshihet edhe njësiti special K9

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është zhvilluar operacion bastisjeje në Qendrën Korrektuese të Dubravës, shkruan KFVA.

Në njoftim htuhet se qëllimi i aksionit ishte parandalimi i veprimtarive të kundërligjshme dhe rritjen e sigurisë brenda institucionit.

“Gjatë operacionit janë kontrolluar të gjitha hapësirat e brendshme, përfshirë dhomat e të burgosurve, si dhe hapësirat e jashtme, salla e sportit dhe ambientet e tjera përcjellëse. Në aksion kanë marrë pjesë edhe zyrtarë korrektues nga institucione të tjera, si dhe njësiti special K9”, thuhet në njoftim.

Sipas SHKK’së, nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm.

“Gjatë kontrollit janë larguar sende të tepërta nga dhomat e të burgosurve dhe hapësirat e përbashkëta”, thuhet në njoftim./Reporteri.net

VIDEO