Trump nuk përjashtoi veprime ushtarake në Iran, Turqia del kundër

Kryediplomati i Turqisë, Hakan Fidan, ka deklaruar se Ankaraja është kundër veprimeve ushtarake në Iran dhe se prioriteti i saj është shmangia e destabilizimit. Deklarata e tij vjen një ditë pasi Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi “veprime shumë të forta” ndaj Iranit nëse ekzekuton protestuesit dhe raportimeve se Pentagoni ka përgatitur opsione për veprime ushtarake kundër Iranit.

“Ne jemi kundër një veprimi ushtarak kundër Iranit,” tha Fidan në një konferencë për shtyp në Stamboll, duke shtuar se Turqia do të vazhdojë nismat e saj diplomatike në lidhje me Iranin, raporton CNN, përcjell KFVA.

“Ata janë nën sanksione për shkak të disa politikave rajonale dhe ndërkombëtare që kanë ndjekur. Ne i themi Iranit: ju duhet t’i zgjidhni çështjet tuaja në rajon,” shtoi ai.

Ministri i Jashtëm turk tha se disa njerëz po i keqkuptojnë protestat që burojnë nga probleme dhe pakënaqësi të justifikuara ekonomike si një kryengritje kundër regjimit.

I pyetur për njoftimin e fundit të administratës Trump se vendet që bëjnë biznes me Iranin do të përballen me një tarifë të re prej 25%, e cila ka të ngjarë të zbatohet edhe ndaj Turqisë, Fidan tha se kjo ishte vetëm një deklaratë dhe jo një “dekret konkret presidencial”. Si rrjedhojë, ai tha se Turqia ende nuk e ka futur në agjendë shqyrtimin e tarifave të reja.

Ndryshe, Trump as sot nuk ka përjashtuar veprimet ushtarake ndaj Iranit, teksa tha se po vëzhgojnë situatën.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe kapjen e një personi të dyshuar për vjedhje të rëndë. Kërkesa e Policisë së Kosovës: Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e personit të dyshuar Njësiti i Hetimeve të stacionit…

    “Do të jepni llogari para Zotit”- Imami i xhamisë në Gaçkë të Ferizajt habitet pasi i erdhi rryma rreth 700 euro

    Ankesat për çmime të fryra të faturave të energjisë janë shpeshtuar, sidomos në sezonin e dimrit. Një ankesë të tillë e ka pasur edhe imami Ardian Sejdiu, i cili është imam i xhamisë “Koha” në Gaçkë të Ferizajt, i cili…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *