Policia me aksione në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, arreston katër persona dhe konfiskon kaq mijë euro

Policia e Kosovës ka zhvilluar mbrëmë dy operacione, ku ka arrestuar katër persona të dyshuar dhe ka konfiskuar mbi 25 mijë euro para cash dhe sasi të shumta të narkotikëve.

Operacioni i parë është realizuar në Fushë Kosovë, ku kanë arrestuar në flagrancë një të dyshuar duke bërë shitblerje të substancave narkotike.

“Gjate kontrollit të personit të parë janë gjetur 2-qese të vogla të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë : 2 gram, ndërsa gjate kontrollit të dyshuarit të dytë dhe veturës së tij janë gjetur :9-qese të vogla të mbushura me pluhur ngjyrë e bardhë e dyshuar substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 4.9 gram , 8-qese të vogla të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 12.7 gram , para te gatshme në vlerë 475 euro që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve, si dhe dy telefona cellular”, ka njoftuar Policia.

Më pas, janë kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur:

– Një armë e shkurtë

– Një sasi e pluhurit të bardhë e dyshuar për narkotik të llojit Kokainë me peshë 15.8 gram

-79 – copa tableta të dyshuara për narkotik të llojit ekstazi me peshë 37.7 gram.

– Një sasi e narkotikut te dyshuar te llojit kokaine ngjyre e kuqe me peshe 2.6 gram.

– Një sasi e narkotikut te dyshuar te llojit mariuhanë me peshë 322.9 gram.

-Dy peshore digjitale qe shërbejnë për matje në sasi te vogla.

– Qese najloni te zbrazura që shërbejnë për paketimin e narkotikëve.

“Të dyshuarit pas intervistimit te tyre me urdhër te Prokurorit Kujdestar janë dërguar në mbajtje për 48-orë”, thuhet në njoftim.

Operacioni i dytë është realizuar në Prishtinë, ku një person është kapur në dhe të cilit janë gjetur dhe sekuestruar 6 doza të lëndës narkotike të llojit heroinë, me peshë totale 4 gramë.

“ Më pas, gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit M/K janë gjetur dhe sekuestruar rreth 9 gramë hashash (çokollatë) dhe 18 gramë marihuana”, ka njoftuar Policia.

Më pas është bastisur banesa e të dyshuarit të pare, ku janë gjetur dhe sekuestruar :

– Substancë narkotike e dyshuar për Heroinë (52 paketime me peshë totale 14 gramë),

-një pushkë gjuetie me 9 fishekë,

– Para te gatshme rreth 25,160 (njëzet e pesë mijë e njëqind e gjashtëdhjetë) euro,

– Një veturë,

– Një peshore,

– Dy telefona mobil si dhe prova të tjera materiale që ndërlidhen me veprën penale.

“Policia e Kosovës, DHTN do të vazhdoj me përkushtim luftimin e trafikimit me narkotik dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë kryersve të këtyre veprave penale”, thuhet në njoftim.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe kapjen e një personi të dyshuar për vjedhje të rëndë. Kërkesa e Policisë së Kosovës: Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e personit të dyshuar Njësiti i Hetimeve të stacionit…

    “Do të jepni llogari para Zotit”- Imami i xhamisë në Gaçkë të Ferizajt habitet pasi i erdhi rryma rreth 700 euro

    Ankesat për çmime të fryra të faturave të energjisë janë shpeshtuar, sidomos në sezonin e dimrit. Një ankesë të tillë e ka pasur edhe imami Ardian Sejdiu, i cili është imam i xhamisë “Koha” në Gaçkë të Ferizajt, i cili…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *