Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka paralajmëruar veprime ndaj ndërtimeve pa leje në këtë komunë.
Ai ka thënë se të gjitha objektet e ndërtuara pa leje, do të rrënohen.
Përmes një postimi në Facebook, Peci ka thënë se edhe “lejet ndërtimore të dhëna kundërligjshëm gjatë fushatës”, po edhe të tjera, do të revokohen, shkruan KFVA.
“Pronat komunale të uzurpuara do të lirohen”, ka shkruar Peci.






