Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka caktuar një mbledhje emergjente për këtë pasdite për të diskutuar zhvillimet në Iran, raporton SkyNews.
Mbledhja është thirrur me kërkesë të SHBA-së.
Tashmë Irani ka disa orë që ka mbyllur hapësirën ajrore, pas paralajmërimeve për një ndërhyrje të mundshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.






