Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet Angleze pasi që i njëjti kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprat penale “Vrasje në tentativë dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre Angleze, dhe pas ekstradimit i dyshuari u është dorëzuar njësiteve përkatëse policore për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftim.

“Policia e Kosovës, më saktë Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”, thuhet tutje në njoftim.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Kryeprokurori i Speciales paralajmëron: Së shpejti aktakuzë për vrasjen e Jasharëve

    Për krimin në Reçak tashmë është ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 21 serbëve. E njëjtë pritet të veprohet shumë shpejt edhe për masakrën në Prekaz ndaj familjes Jashari. Këtë e paralajmëroi kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj. “Kemi me ngrit…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *