E zhdukur prej tetorit në Itali, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare: Ishte 40 kilometra larg shtëpisë

Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot, të enjten më 15 janar, erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40 kilometra larg shtëpisë, përgjatë lumit Adige.

Trupi u njoh nga familjarët, të cilët deri në fund shpresuan për një përfundim tjetër. Floresha Prengu, me origjinë shqiptare dhe nënë e dy vajzave, ishte parë për herë të fundit në Trento më 22 tetor. Pas asaj dite, gjurmët e saj humbën.

Familjarët iu drejtuan menjëherë forcave të rendit dhe qytetarëve, duke kërkuar që çdo informacion apo sinjalizim. Në ditët pas zhdukjes u organizua një operacion i gjerë kërkimi në Trento përgjatë lumit Adige dhe një helikopteri për kontrolle nga ajri, por pa rezultate konkrete.

Kërkimet vijuan edhe jashtë kufijve të provincës së Trentos teksa të gjitha prefekturat italiane ishin vwnë në dijeni për zhdukjen.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, Floresha jetonte në Trento prej tre vitesh me familjen dhe punonte si pastruese në disa ndërtesa banimi. Ajo ishte shumë e lidhur me vajzat e saj dhe kohët e fundit kishte përjetuar me dhimbje humbjen e të atit.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *