Kronikë Policore Lajme

Aksident fatal në rrugën Komoran-Carralevë, një i vdekur e katër të lënduar

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë. Një person ka vdekur e katër të tjerë janë lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ajo tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në Shtëpinë e Shëndetit në Komoran.”tha ajo.

Personat e tjerë të lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Policia njofton se me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal.