Sorensen sot në Kosovë, takohet me Osmanin

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë, shkruan KFVA.

Kjo është vizita e tij e parë, që prej se iu vazhdua mandati si Emisar edhe për 2 vjet. Mandatin fillestar ai e kishte për 13 muaj.

Sorensen do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani, me fillim nga ora 10:00.

Deri tash, nuk ka ndonjë njoftim për takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Gjatë mandatit të parë, Sorensen ka zhvilluar vetëm dy takime në nivel kryenegociatorësh.

Pritjet e Brukselit janë që pas formimit të qeverisë së, procesi i dialogut të ringjallet./R

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe kapjen e një personi të dyshuar për vjedhje të rëndë. Kërkesa e Policisë së Kosovës: Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e personit të dyshuar Njësiti i Hetimeve të stacionit…

    “Do të jepni llogari para Zotit”- Imami i xhamisë në Gaçkë të Ferizajt habitet pasi i erdhi rryma rreth 700 euro

    Ankesat për çmime të fryra të faturave të energjisë janë shpeshtuar, sidomos në sezonin e dimrit. Një ankesë të tillë e ka pasur edhe imami Ardian Sejdiu, i cili është imam i xhamisë “Koha” në Gaçkë të Ferizajt, i cili…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *