Reduktimet e rrymës në vend kanë filluar, ashtu siç u paralajmërua mbrëmë.
Lagje të Prishtinës janë duke u përballur me mungesë të rrymës që nga mëngjesi, shkruan Reporteri.net.
Mbrëmë, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike (KOSTT) njoftoi se është i detyruar të aplikojë reduktime të rrymës për shkak të mbingarkesës së rrjetit.
Sipas KOSTT-it, kjo ndodh për shkak të diferencës mes nominimeve dhe konsumit real në ditët e fundit.
Devijimet kanë rritur rrezikun për stabilitet dhe mund të sjellin masa ndëshkuese ndaj KOSTT-it nga rrjeti evropian.
Kosova është antarësuar në ENTSO në vitin 2020 dhe kjo shënon hapin kryesor të shkëputjes së Kosovës nga Serbia në energjetikë. Me këtë anëtarësim KOSTT është bërë zotërues i linjave të transmisionit për Kosovën, e jo sic është njohur Kosova si zonë e Serbisë në energjetikë para vitit 2020.






