Kosova e para në rajon dhe Evropë për çmime të larta

Agjencia e statistikave tha gjatë dhjetorit 2025 më së shumti u shtrenjtuan energjia elektrike e cila krahasuar me dhjetorin e vitit 2024 u shtrenjtua për 18,3%, produktet ushqimore u shtrenjtuan për 4.9%, pemët u shtrenjtuan për 19%, mishi u shtrenjtua për 14.4%, produktet e qumështit dhe vezët u shtrenjtuan për 9.8%. Ndërkohë në Kosovë, norma mesatare e inflacionit vjetor u regjistrua 3.9 %.


Zhvlerësim të parave në Kosovë dhe shtrenjtim të produkteve të konsumit pati edhe brenda një muaji. Energjia elektrike, për dallim nga muaji nëntor 2025 në muajin dhjetor u shtrenjtua për 8.7%, mishi u shtrenjtua për 1.1% produktet e qumështit dhe vezët u shtrenjtuan për 0.7%.

Aktualisht Kosova është e para në Ballkan dhe Evropë sa i përket shkallës së inflacionit për muajin dhjetor, e cila arriti në 5.3%. Një shkallë të ngjashme të inflacionit, por, më të ulët e ka edhe Maqedonia e veriut, me 4%, Shqipëria po vazhdon të mbajnë një kosto të ulët të jetesës, meqë, atje shkalla e inflacionit në muajin dhjetor u regjistrua 2.3%, ndërkohë në vendet e BE-së, shkalla e inflacionit nga 2.2% në muajin nëntor u ul në 2%.

Megjithatë, në të gjitha statistikat zyrtare të vendeve të rajonit por edhe Evropës, nuk vërehet rritje e çmimit të energjisë sikurse në statistikat zyrtare të Kosovës. Në Maqedoni, në muajin dhjetor energjia elektrike, shënoi rritje prej 1.8% krahasuar me dhjetorin 2024. Në Shqipëri, 0.96%, në Evropë pati rënie të çmimit të energjisë, prej 1.9% krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar. Ndërkohë, vetëm në Kosovë rryma ka një rritje dy shifrore, prej 18.3%.

Kosova po shënon shkallën më të lartë të inflacionit që nga pandemia Kovid. Ekspertët e ekonomisë, si shkaktar kryesor të rritjes së inflacionit përmendin shtrenjtimin e vazhdueshëm i energjisë elektrike qoftë për bizneset qoftë për ekonomitë familjare. Ndërkohë, ish-ministri i tregtisë, Ismet Mulaj përmend edhe mungesën e përkrahjes institucionale për prodhuesit në Kosovë

“ Kemi rritje shumë të madhe të importit, dhe mungesë të përkrahjes institucionale të bizneseve vendore. Qeveria e re me urgjencë duhet të ndërmerr reforma në të mirë të bizneseve, të heqë TVSH-në në energji elektrike…”, tha Mulaj.

Si shkaktar tjetër që ka ndikuar në rritjen e inflacionit thuhet të jetë edhe mungesa e investimeve kapitale, investime të cilat do të mundësonin qarkullimin më të madh të mjeteve financiare, hapjen e vendeve të punës dhe lehtësimin e jetës së qytetarëve.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe kapjen e një personi të dyshuar për vjedhje të rëndë. Kërkesa e Policisë së Kosovës: Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e personit të dyshuar Njësiti i Hetimeve të stacionit…

    “Do të jepni llogari para Zotit”- Imami i xhamisë në Gaçkë të Ferizajt habitet pasi i erdhi rryma rreth 700 euro

    Ankesat për çmime të fryra të faturave të energjisë janë shpeshtuar, sidomos në sezonin e dimrit. Një ankesë të tillë e ka pasur edhe imami Ardian Sejdiu, i cili është imam i xhamisë “Koha” në Gaçkë të Ferizajt, i cili…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *