Burri dhe vjehrra rrahin nusen në Lipjan, Policia i arreston dhe dërgon në mbajtje

Një rast i dhunës në familje është raportuar mëngjesin e djeshëm në Lipjan.

Sipas Policisë, një grua ka raportuar se ka pësuar dhunë nga burri me të cilin bashkëjeton dhe nëna e tij, shkruan KFVA.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është kthyer tek familja e saj.

“Lipjan 13.01.2026 – 08:11. Është raportuar se viktima femër kosovare ka pësuar dhunë nga i dyshuari me të cilin bashkëjeton dhe nëna e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është kthyer tek familja e saj. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe kapjen e një personi të dyshuar për vjedhje të rëndë. Kërkesa e Policisë së Kosovës: Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e personit të dyshuar Njësiti i Hetimeve të stacionit…

    “Do të jepni llogari para Zotit”- Imami i xhamisë në Gaçkë të Ferizajt habitet pasi i erdhi rryma rreth 700 euro

    Ankesat për çmime të fryra të faturave të energjisë janë shpeshtuar, sidomos në sezonin e dimrit. Një ankesë të tillë e ka pasur edhe imami Ardian Sejdiu, i cili është imam i xhamisë “Koha” në Gaçkë të Ferizajt, i cili…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *