Kosovë Lajme

Talenti 16-vjeçar nga Kosova, Aron Babaj, firmos kontratë me AC Milan Futuro

Mesfushori 16-vjeçar nga Kosova, Aron Babaj, djali i ish futbollistit Shpëtim Babaj ka nënshkruar kontratë me AC Milan Futuro.

Është vet faqja zyrtare e klubit italian, e cila ka njoftuar se mesfushori i lindur në vitin 2009 ka nënshkruar një kontratë me klubin Rossoner.

“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë blerjen e Aron Babajt, i cili do të jetë pjesë e Projektit të së Ardhmes së Milanit, një iniciativë e dedikuar për rritjen dhe zhvillimin e talenteve të reja”.

Edhe babai i Aronit, ish-futbollisti  Shpetim Babaj i ka uruar suksese.

“Aron, urime të pafundme bab . Të urojmë shëndet, fat dhe shumë suksese me AC Milan. Gjithmonë do të na kesh pranë dhe në përkrahje. Krenarë për ty, para së gjithash si djalë dhe pastaj për arritjet e tua. Allahu të ndihmoft dhe të dhëntë sukese.”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Babaj është pjesë e ekipit kombëtar të Kosovës U-17 dhe  së fundmi ishte pjesë e ekipit Prishtina e Re.