Rinumërimi i votave, këta janë më të votuarit nga vendvotimet në Deçan e Gjakovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rezultatet nga rinumërimi i nëntë vendvotimeve.

Vendvotimet e numëruara janë nga Deçani dhe Gjakova dhe deri tash janë numëruar më shumë se gjysma e tyre.

Nga rezultatet e deritashme, po prin Lëvizja Vetëvendosje me 43.23%, pasuar nga AAK me 32.20%, LDK 14.14% dhe PDK me 7.87%.

Nga VV, më të votuarit janë:

1.[1] ALBIN KURTI 854 Vota

2.[2] GLAUK KONJUFCA – 684 Vota

3.[3] DONIKA GËRVALLA- SCHËARZ – 407 Vota

4.[5] ALBULENA HAXHIU – 373 Vota

5.[28] ARDIAN GOLA – 356 Vota

Tek AAK, më të votuarit janë:

1.[1] RAMUSH HARADINAJ – 688 Vota

2.[50] DAUT HARADINAJ – 512 Vota

3.[2] BESNIK TAHIRI – 429 Vota

4.[3] TIME KADRIJAJ – 429 Vota

5.[5] ARBER TOLAJ – 306 Vota

Pesë më të votuarit në LDK:

1.[1] LUMIR ABDIXHIKU – 285 Vota

2.[10] UKË RUGOVA – 198 Vota

3.[17] ARMEND ZEMAJ – 168 Vota

4.[3] HYKMETE BAJRAMI – 166 Vota

5.[20] FADIL HADERGJONAJ – 149 Vota

Më të votuarit nga PDK:

1.[1] BEDRI HAMZA – 171 Vota

2.[28] HAJDAR BEQA – 116 Vota

3.[14] XHAVIT HALITI – 97 Vota

4.[54] ADONJETA ZYMBERI SELMANI – 67 Vota

5.[67] HISEN BERISHA – 63 Vota.

Sipas vendimit të KQZ-së, do të rinumërohen 914 vendvotime nga gjithsej 2,557, ku është zhvilluar procesi i rregullt i votimit në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Në 10 komuna do të rinumërohen 100% e vendvotimeve: Dragash, Kaçanik, Leposaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug.

Ndërkaq, në 28 komuna të tjera do të rinumërohen 10% e vendvotimeve, përfshirë Prishtinën, Pejën, Gjakovën, Gjilanin, Mitrovicën (Jug dhe Veri), Podujevën, Suharekën, Ferizajn, dhe të tjera.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe kapjen e një personi të dyshuar për vjedhje të rëndë. Kërkesa e Policisë së Kosovës: Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e personit të dyshuar Njësiti i Hetimeve të stacionit…

    “Do të jepni llogari para Zotit”- Imami i xhamisë në Gaçkë të Ferizajt habitet pasi i erdhi rryma rreth 700 euro

    Ankesat për çmime të fryra të faturave të energjisë janë shpeshtuar, sidomos në sezonin e dimrit. Një ankesë të tillë e ka pasur edhe imami Ardian Sejdiu, i cili është imam i xhamisë “Koha” në Gaçkë të Ferizajt, i cili…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *