Përleshje mes disa të miturve në Gjakovë një nga ta është therur me thikë

Një përleshje fizike ka ndodhur në rrugën “Beqir Kastrati” mes disa të miturve në Gjakovë. Si pasojë një nga të miturit dyshohet se është therur me thikë.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

Ajo ka bërë të ditur se i lënduari fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Gjakovës, e më pas është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

“Sot më datë 13 janar 2026 , rreth orës 12:30 është pranuar informata për një përleshje fizike në rrugën “Beqir Kastrati” mes disa personave të mitur. Si pasojë e kësaj përleshjeje, njëri nga personat e përfshirë ka pësuar lëndime trupore të shkaktuara nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti ka marr trajtim mjekësorë fillimisht në Emergjencën e Spitalit në Gjakovë dhe më pas është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshem”, tha ajo.

Viktima është intervistuar në prani të prindit, ndërsa edhe një nga të dyshuarit është aktualisht duke u intervistuar.

“Njësitë relevante policore kanë reaguar menjëherë ndaj rastit dhe po vazhdojnë me veprime hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit”, tha krasniqi për Reporteri.net.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe kapjen e një personi të dyshuar për vjedhje të rëndë. Kërkesa e Policisë së Kosovës: Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e personit të dyshuar Njësiti i Hetimeve të stacionit…

    “Do të jepni llogari para Zotit”- Imami i xhamisë në Gaçkë të Ferizajt habitet pasi i erdhi rryma rreth 700 euro

    Ankesat për çmime të fryra të faturave të energjisë janë shpeshtuar, sidomos në sezonin e dimrit. Një ankesë të tillë e ka pasur edhe imami Ardian Sejdiu, i cili është imam i xhamisë “Koha” në Gaçkë të Ferizajt, i cili…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *