Përfundon mbledhja, Abdixhiku: Do ta ofroj dorëheqjen në Kuvendin e LDK’së

Mbledhja më shumë se pesë orëshe e rrethit të ngushtë të LDK’së ka përfunduar.

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, është deklaruar pas mbledhjes, ku tha se ky takim ishte joformal, dhe se u vendos që fillimisht të thirret mbledhja e Kryesisë, e më pas të mblidhet Kuvendi.

Ai tha se do ta paraqesë dorëheqjen para Kuvendit.

“Ofrimin tek Kuvendi dorëheqjen e pastaj Kuvendi vendos a e pranon apo jo dorëheqjen. Secili njeri brenda LDK’së ka të drejtën të shtrojë kandidaturën. LDK është unike dhe e bashkuar….Takim joformal i kryetarit me bashkëpunëtorët e tij….Kryesia javën e ardhshme, e pastaj Kuvendi…Nëse Kuvendi s’ta pranon dorëheqjen, të obligon me qëndru në karrigen e Kryetarit”, ka deklaruar Abdixhiku.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe kapjen e një personi të dyshuar për vjedhje të rëndë. Kërkesa e Policisë së Kosovës: Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e personit të dyshuar Njësiti i Hetimeve të stacionit…

    “Do të jepni llogari para Zotit”- Imami i xhamisë në Gaçkë të Ferizajt habitet pasi i erdhi rryma rreth 700 euro

    Ankesat për çmime të fryra të faturave të energjisë janë shpeshtuar, sidomos në sezonin e dimrit. Një ankesë të tillë e ka pasur edhe imami Ardian Sejdiu, i cili është imam i xhamisë “Koha” në Gaçkë të Ferizajt, i cili…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *