Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, është takuar sot ish-shefin e Misionit Verifikues të OSBE-së gjatë luftës, illiam Walker, të cilin e ka cilësuar si mik të madh të Kosovës.
Hamza ka theksuar se në ditët e nderimit për viktimat e Masakrës së Reçakut, Walker vazhdon të jetë pranë Kosovës, ashtu siç ishte edhe në janarin e vitit 1999, kur, sipas tij, me guxim i dha jehonë botërore krimit serb në Reçak.
Ai ka vlerësuar lart kontributin dhe miqësinë e ambasadorit Walker ndaj Kosovës, duke e falënderuar për gjithçka që ka bërë për vendin.






