Vidhnin banesat e milionerëve në Spanjë, shkatërrohet banda shqiptare, sekuestrohen kaq mijë euro

Një grup kriminal shqiptar është shkatërruar nga autoritetet spanjolle të cilët grabisnin banesa luksoze në jug të vendit. Operacioni u finalizua të hënën teksa mësohet se u arrestuan 5 persona.

Grabitjet kryheshin pas fazës së monitorimit ku banda për disa ditë në mënyrë të detajuar vëzhgonte milionerët e Costa del Sol-it. Pasi mësonin adresat dhe rutinën e milionerëve ata zhvillonin plane për të kryer vjedhjet e sendeve me vlerë. Anëtarët përdornin maska dhe paruke për t’iu fshehur kamerave.

11 persona të tjerë u vunë nën hetim. Policia sekuestroi 39,465 euro cash, tre armë zjarri, municion, dy automjete luksoze të vjedhura, shtatë targa të përkulura, si dhe ora luksoze të markave të shtrenjta. Mësohet se sendet e sekuestruara kapin shifrën mbi 80 mijë euro.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe kapjen e një personi të dyshuar për vjedhje të rëndë. Kërkesa e Policisë së Kosovës: Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e personit të dyshuar Njësiti i Hetimeve të stacionit…

    “Do të jepni llogari para Zotit”- Imami i xhamisë në Gaçkë të Ferizajt habitet pasi i erdhi rryma rreth 700 euro

    Ankesat për çmime të fryra të faturave të energjisë janë shpeshtuar, sidomos në sezonin e dimrit. Një ankesë të tillë e ka pasur edhe imami Ardian Sejdiu, i cili është imam i xhamisë “Koha” në Gaçkë të Ferizajt, i cili…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *