Vërshimet e fundit, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca evakuon tri familje në lagjen “Kodra e Trimave”

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës ka evakuuar tri familje në lagjen “Kodra e Trimave”.

Në njoftim bëhet e ditur se familjet janë sistemuar dhe se qeraja do të paguhet nga kjo Drejtori.

Njoftimi:

Si pasojë e vërshimeve të fundit, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka evakuuar 3 familje në lagjen Kodra e Trimave, përkatësisht në rrugën “Aziz Zhilivoda”.

Familjet janë sistemuar përkohësisht dhe Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca do të mbulojë pagesën e qirasë deri në renovimin e plotë të shtëpive të tyre.

Sot, Kryqi i Kuq i Kosovës, në bashkëpunim me DSE, ka realizuar shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për këto familje. Falënderojmë Kryqin e Kuq të Kosovës për ndihmën dhe solidaritetin e treguar ndaj familjeve të goditura nga këto vërshime.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe kapjen e një personi të dyshuar për vjedhje të rëndë. Kërkesa e Policisë së Kosovës: Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e personit të dyshuar Njësiti i Hetimeve të stacionit…

    “Do të jepni llogari para Zotit”- Imami i xhamisë në Gaçkë të Ferizajt habitet pasi i erdhi rryma rreth 700 euro

    Ankesat për çmime të fryra të faturave të energjisë janë shpeshtuar, sidomos në sezonin e dimrit. Një ankesë të tillë e ka pasur edhe imami Ardian Sejdiu, i cili është imam i xhamisë “Koha” në Gaçkë të Ferizajt, i cili…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *