ShBA revokon mbi 100 mijë viza: Do të vazhdojmë t’i dëbojmë këta kriminelë për ta mbajtur Amerikën të sigurt

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se ka revokuar mbi 100 mijë viza, përcjell KFVA.

Në mesin e vizave të revokuara përfshihen rreth 8 mijë viza studentore dhe 2 mijë e 500 viza të posaçme për individë që kanë pasur probleme me ligjin në Shtetet e Bashkuara për shkak të veprimtarive kriminale.

Në njoftimin e DASH thuhet se “Ne do të vazhdojmë t’i dëbojmë këta kriminelë për ta mbajtur Amerikën të sigurt”.

Kjo shifër është një rekord historik dhe vjen pas urdhrit ekzekutiv të ditës së parë të presidentit Donald Trump për verifikimin e të huajve.

Në gusht të vitit 2025, administrata Trump njoftoi se po rishikonte të gjithë 55 milionë të huajt që kishin viza të vlefshme për SHBA-në.

Në vitin 2024, DASH kishte revokuar 40,000 viza.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe kapjen e një personi të dyshuar për vjedhje të rëndë. Kërkesa e Policisë së Kosovës: Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e personit të dyshuar Njësiti i Hetimeve të stacionit…

    “Do të jepni llogari para Zotit”- Imami i xhamisë në Gaçkë të Ferizajt habitet pasi i erdhi rryma rreth 700 euro

    Ankesat për çmime të fryra të faturave të energjisë janë shpeshtuar, sidomos në sezonin e dimrit. Një ankesë të tillë e ka pasur edhe imami Ardian Sejdiu, i cili është imam i xhamisë “Koha” në Gaçkë të Ferizajt, i cili…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *