Parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira, por edhe me intervale kohore me diell. Rrymimet ajrore do të ndryshojnë shpejt dhe do të fillojnë të fryjnë erëra kryesisht nga jugperëndimi që do të ndikojnë në rritjen e temperaturave dhe largimin e acarit polar.

Minimalja po zbret deri në -10 gradë Celsius, kurse maksimale nesër gjatë ditës pritet të arrijë deri në 6 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me vranësira e intervale kohore me diell. Lokalisht mund të ketë reshje të dobëta kryesisht bore, por asgjë konkrete. Temperaturat do të shënojnë rritje në tërë rajonin.

Ditëve të ardhshme pritet mot kryesisht stabil, me vranësira të shpeshta lokale e kthjellime po ashtu të shpeshta. Temperaturat maksimale do të shënojnë rritje pak mbi vlerat mesatare për këtë periudhë kohore, ndërsa netëve dhe mëngjeseve pritet acar kryesisht i lehtë. Në disa lugina mund të ketë mjegull, ndërsa reshjet atmosferike do të jenë të pakta dhe të izoluara./MeteoBallkan

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe kapjen e një personi të dyshuar për vjedhje të rëndë. Kërkesa e Policisë së Kosovës: Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e personit të dyshuar Njësiti i Hetimeve të stacionit…

    “Do të jepni llogari para Zotit”- Imami i xhamisë në Gaçkë të Ferizajt habitet pasi i erdhi rryma rreth 700 euro

    Ankesat për çmime të fryra të faturave të energjisë janë shpeshtuar, sidomos në sezonin e dimrit. Një ankesë të tillë e ka pasur edhe imami Ardian Sejdiu, i cili është imam i xhamisë “Koha” në Gaçkë të Ferizajt, i cili…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *